Klinika e ligjit në Shkodër e cila operon prej disa muajsh në këtë qytet përvecse ofron konsulencë ligjore dhe avokati falas është bërë zgjidhje e shumë problemeve e qytetarëve të ndryshëm.
Janë me dhjetra raste që kjo klinikë ligjore ka zgjidhur për qytetarë të ndryshëm që prej vitesh sorollateshin në dyert e drejtësisë.
Skender Tafili sjellë historinë e tij ku falë mbështetjes së klinikës ligjore në shkodër ariti të bëhej pronar i tokës së tij.
Ndërkohë qytetarë të ndryshëm sjellin histori të ndryshme ku klinika e ligjit ka qënë e vetmja ndihmë dhe mënyrë shpëtimi për hallet e tyre.
Ndërkohë për cdo qytetar që ka nevojë të ketë avokati e konsulencë juridike falas klinikën e ligjit në Shkodër mund ta gjejë në rrugën e pedonales godina pranë hotel Colosseo. kjo zyre operon me specialist në trajtimin e çështjeve administrative dhe civile.