Nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Kolë Idromeno” hapën ekspozitën “Arte dhe Zeje”. Kjo ekspoiztë vjen në kuadër të modulit “Trashëgimi Kulturore” që është zhvilluar përgjatë vitit shkollor nga stafi I mësusve bën të ditur n/drejtorja Albana Ndoja ndërsa tregon edhe angazhimin e nxënëseve për të sjellë këto punime në vetëm 3 muaj.
N/drejtorja Ndoja shton se me rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle do të ofrohen mjedise më të mira, në mënyrë që nxënësit të shprehin aftësitë dhe talentin e tyre jo vetëm në kurrikulën bazë por edhe aktivitete sportive e kulturore.
Për 2 nga nxënëset, ky projekt I ndihmoi të njohin më tepër një pjesë të traditës dhe kulturës që lidhet me familjet e tyre.
Ekspozita I paraprin panairit që zhvillohet ditën e premte nga Zyra Vendore Arsimore, ku shkolla e mesme “Kolë Idromeno” prezantohet me punimet që kanë përgatitur vetë nxënësit me qëllim njohjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.