Korrupsioni në spitalet, skandalet në sistemin shëndetësor në Kosovë, Shqipëri apo vendet e Ballkanit, kjo nganjëherë me bekimin e ndërkombëtarëve ka ardhur si një pjesë teatrore nga qendra Multimedia në Kosovë.

Komedia “Hipokritët ose pacienti anglez” nga Jeton Neziraj me regji të Agon Myftarit dhe Blerta Neziraj pas Kosovës dhe Tiranës erdhi edhe në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Kjo pjesë merret me sistemin shëndetësor që tashmë e sheh pacientin si një produkt që mund të fitohen para në shërbim të krimit të organizuar që fshihet pas sigurimeve shëndetësore, spitalieve publike e private apo edhe kompanive farmaceutike.

Ky realitet i hidhur që vepron bashkë me politikën përmes kësaj komedie përcjell mesazhin e thjeshtë se si të pasurit apo të pushtetshmit shpëtojnë dhe të varfërit vdesin.

Kjo komedi nuk sjell vetëm pabarazinë mes shtresave sociale në sistemin shëndetësor në tërësi në vendet e Ballkanit por edhe mesazhin ngacmues për një reagim që duhet të bëjnë qytetarët për të thyer përgjumjen aktuale.

Komedia “Hipokritët ose Pacienti Anglez” ka në qendër një vajzë të varfër e cila mashtrohet se do shkojë në Gjermani tek familja e saj dhe për këtë pranon përmes imponimit që të shesë veshkën e saj që nuk shkon për një person në nevojë por për një zyrtar të lartë të Europës në Kosovë.

Ai operacion çnjerëzor dhe veprimtaria kriminale në fund tregohen si arritje të mëdha të shëndetësisë, një realitet që shpesh herë e kemi çdo ditë para syve.

 

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJE NË TURQI, MAKINAT PËRFUNDOJNË NË DET
Artikulli tjetërLIGA E KOMBEVE, TURQIA: ARBITRI I PREMTOI SUEDISË PENALLTI