Dhjetëra banesa të komunitetit egjiptian në hyrje të Shkodrës kanë mbi 30 vite të amortizuara e shumë prej tyre janë bërë edhe të pabanueshme. Kur jemi në prag të stinës së dimrit, përfaqësuesja e këtij komuniteti Dushe Nasufi kërkon nga bashkia Shkodër që të vijojë projekti për rikonstruksionin e shtëpive 33 shtëpive, pasi deri tani ky projet është zbatuar vetëm në 9 prej tyre. Shumica e shtëpive nuk kanë çati të rregullt dhe çdo gjë që bie jashtë, futet brenda thotë Nasufi.
Përfaqësuesja e këtij komuniteti tregon se disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme. Ajo shton se bashkia Shkodër ka ndaluar banorët edhe që t’I rikonstruktojnë banesat.
janë me dhjetëra familje, të vendosura në hyrje të Shkodrës prej më shumë se 30 vitesh,
por pavarësisht projekteve miliona euro sërish nuk kanë përfituar asgjë nga bashkia Shkodër apo shoqatat në mbrojtje të tyre. Shumica prej tyre vuajnë si shkak I papunësisë dhe rikonstruksioni I banesave para se të fillojë dimri është një investim I pamundur për ta.