Shkodra mirëpriti në një natë ndryshe koncertin e krishtlindjes. Këngëtarja shkodrane Ana Bushgjoka përmes zërit melodioz dhe nën shoqërimin e orkestrës simfonike të Shkodrës por edhe disa artistëve të tjerë dhuruan një mbrëmje festive në qendër të qytetit….

Një moment emocionues sollën edhe kori i fëmijëve i qendrës kulturore “Kujtim Alija”. Këngëtarja Bushgjoka e cila interpretoi në një moment edhe me vëllain dhe motrën e saj, thotë se për të ky koncert i Krishtlindjes që iu besua është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj artistike. Drejtuesit e kësaj mbrëmje festive tregojnë se koncerti i Krishtlindjes për Shkodrën është një hap tjetër që tregon vlerat e këtij qyteti përmes artistëve dhe orkestrës simfonike…

Koncerti i Krishtlindjes në sheshin përpara bashkisë Shkodër u mirëprit ngrohtë nga publiku i pranishëm të cilët duartrokitën për emocionet dhe performancën e dhuruar këngëtarët dhe orkestrën simfonike.

Artikulli paraprakMUNGESA E INVESTIMEVE NË KOLJAKAJ TË LEZHËS
Artikulli tjetërKRISHTLINDJA, MESAZHI I KISHËS ORTODOKSE