Është kohë festash dhe Krishtlindja është gjithnjë e më afër! “Koncerti i Krishtlindjeve 2021” është aktiviteti kulturor që u zhvillua nga Konsullata Austriake e Nderit në Shkodër me mbështetjen e kishës së Shën Françeskut në Shkodër me pjesëmarrjen e sopranos së mirënjohur Marjana Leka….
Drejtor artistik dhe dirigjent i këtij koncerti është muzikanti dhe akademiku i mirënjohur Bujar Aliu. Pashko Gojçaj, Provincial i kishës françeskane “Zoja Nunciate”u shpreh se ky koncert në prag të krishtlindjeve është si një frymëzim për të mbajtur larg mendjen nga problemet e shumta me të cilat përballemi mes të cilave edhe Pandemia e COVID-19 e cila ka marrë gjithë vëmendjen e njerëzimit duke krijuar një stres të madh tek njerëzit…..
Gjergj Leqejza, Konsull Nderi i Austrisë në Shkodër si një prej organizatorëve të këtij thotë se ky koncert është diçka ndryshe nga atmosfera e zakonshme e prag Krishtlindjeve….
Gjatë koncertit përveç pjesëve muzikore të huaja me temë kishtare u përshtatën edhe disa prej pjesëve muzikore më të njohura shqiptare duke sjellë tek të pranishmit një emocion edhe më të madh.