“N’Gen” është koncerti që u organizua nga bashkia Shkodër dhe teatri “Migjeni” në ditën luleve si buqeta përmbyllëse e kësaj feste. Artistë të rinj zbukuruan me zërat e tyre melodioz mbrëmjen për qytetarët e pranishëm në këtë koncert. Për drejtuesin artistik Markelian Kapedani koncerti u prit shumë mirë nga qytetarët e Shkodrës.
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi thekson se koncerte të tilla të punuara me shumë mjeshtëri nga profesionite duhen organizuar më shpesh.
Alternimi mes muzikës tradicionale dhe muzikës moderne sipas këngëtares por dhe prezantueses së koncertit, Rezarta Smaja janë çelësi i ruajtjes dhe trasmetimit tek brezat e rinj të muzikës shqiptare.
Pas mbylljes të koncertit “N’Gen” bashkia Shkodër do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të tjera kulturore në javët në vijim të cilat i kanë munguar qytetit.