Këngetari Agim Molla korri një sukses në koncertin e tij me këngët e vjetra të muzikës shkodrane në teatrin “Migjeni”. Disa prej perlave të muzikës erdhën për spektatorët që mbushën sallën e teatrit. Këngëtari shkodran tregoi një moment kur ai ishte ende fëmijë dhe shkoi për të dëgjuar Shyqyri Alushin dhe orkestrën më të mirë të asaj kohe.

Përveç orkestrës profesioniste të teatrit, në skenë u ngjitën edhe orkestra që Agim Mollën e shoqëron prej shumë vitesh duke ndezur edhe më shumë atmosferën.

Një grup bejtaxhish e pasuruan këtë mbrëmje duke sjellë shumë të qeshura.
Pas natës së pare Agim Molla ndjehet i lumtur që adhuruesit e tij mbushën teatrin ndërsa thotë se këngët e vjetra dhe të ahengut duhen kënduar edhe nga brezi i ri.

Gjatë kësaj mbrëmje Agim Molla permendi edhe disa prej emrave të mëdhenj të muzikës këngëtar dhe kompozitor duke i falenderuar ata për këtë pasuri të madhe kulturore që lanë pas.

Në koncertin e Agim Mollës morën pjesë edhe disa prej këngëtarëve më të mirë të qytetit si Eduart Jubani, Mukades Çanga, Hajro Pepa dhe Aislin Kavaja.

Artikulli paraprakI SIGURTË TEK VIJAT E BARDHA? (PA KOMENT)
Artikulli tjetërFITORJA E VLLAZNISË, JONUZ: JEMI EKIP I FORTË