Në atmosferën e festës së shenjtë të Pashkëve në kishën françeskane në Shkodër u mbajt koncerti vokal instrumental “Siparantum”. Në këtë koncert përveç shoqatës kulturore “Illyricum”, miqtë e Shën Françeskut ishte i ftuar nga Peja e Kosovës dirigjenti Memli Kelmendi.

At Aleksandër Tanushi i kishës fraçeskane në Shkodër ishte ai që organizoi këtë koncert

Koncerti “Siparantum” u prezantua nga Paulin Ujka dhe Zef Ndoja ndërsa kori solli disa prej pjesëve muzikore të njohura botërore dhe shqiptare duke dhënë edhe një mesazh përmes artit në këtë atmosferë Pashkësh për të pranishmit. Star Plus transmetoi drejtpërdrejtë këtë koncert nga kisha françeskane në Shkodër.

Artikulli paraprakKRIZA POLITIKE, BASHA: GATI PËR DIALOG ME RAMËN
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFUNDON NË ÇIKLIZËM KUPA “AGIM TAFILI”