Shqipëria priti për herë të parë byronë politike verore të CPMR, Konferencës së Rajoneve Detare Periferike. Pjesë e saj janë 150 rajone nga 24 shtete të Bashkimit Europian. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou prezantoi aktivitetin 10 vjeçar të këtij qarku në këtë organizatë europiane.

Drejtuesit e lartë të CPMR folën mbi sfidat e reja që ka kjo organizatë dhe vendet anëtare, përballë ndryshimeve që po pëson Europa.

Kreu i qarkut Tiranë Aldrin Dalipi u ndal tek pritshmëritë që ka Shqipëria në kuadër të procesit integrues.

Ky takim 2 ditor ka në fokus turizmin e zgjuar, makrorajonin e Mesdheut dhe detyrat Adriatiko-Joniane, ku politika e kohezionit, transporti, sfidat e Europës ishin kryefjalë e diskutimeve.

Artikulli paraprakNJË RINOVIM DHE NJË LARGIM TEK VLLAZNIA
Artikulli tjetërRIKTHEHET ISH KAPITENI ERDENIS GURISHTA