Problemet e shumta sociale me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare kanë bërë që arqipeshkëvia e Shkodrës të ndërmarrë zhvillimin e disa takimeve për t’i diskutuar. Në konferencën “Dita për Jetën” në kuadër të projektit “Ndërtimi i Kulturës së Jetës” padër Aurel Gjerkaj, famullitar te kisha e Arrës së Madhe tregoi një rast konkret të një familje e cila pas 10 vitesh lindi një fëmijë me probleme duke dashur që të përcjellë një mesazh se duhet ta duam jetën dhe të tjerët pavarësisht sfidave që kemi përballë….
Jetmir Nikolli, teolog dhe mjek psikoterapeut tregoi se janë një shqetësim i madh rastet e dhunës seksuale që sjellin më pas edhe aborte të pafundme për të cilat kisha katolike është plotësisht kundër…
Kjo konferencë “Dita për Jetën” ka 12 takime në total në bashkëpunim me qendrën për jetën “Shën Jozefi” në Lezhë duke vendosur theksin tek fillimi i jetës njerëzore që në çastin e ngjizjes si një fakt shkencor i vërtetuar dhe i pakundërshtueshëm.