Në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluar në kuadër, famullia “Zoja e Shkodrës” organizoi konferencën mbi Martirin e Lumë dhe poetin At Vinçenc Prennushi. Famullitari Dom Vlash Palaj teksa vlerësoi figurën e At Vinçenc Prennushit tha se fjala e urtë dhe poezitë u bënë shkak për vrasjen e tij.

Shkrimtari Alfred Çapaliku, I cili për shumë vite ka studiuar veprat e At Vinçenc Prennushit rrëfeu disa nga gjetjet e tij në Visaret e Kombit.

Studiuesit Gjovalin Çuni dhe Jolanda Trumza sollën në vëmendje vlerësimet e bëra nga shkrimtarë dhe gazeta ndërkombëtare, ndërsa një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ndjenjave të atdhetarizmit në veprat e tij.

Artikulli paraprakVRAU DHE HODHI NE GREMINE BIZNESMENIN/ NE PRANGA EDHE VELLAI I AUTORIT TE NGJARJES SE RENDE
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET VËLLIMI POETIK “KRUSPULL N’LIRINË TEME” (VIDEO )