Për herë të parë është bërë publik një material shkencor i Akademisë së Shkencave në vitet e komunizmit i cili e anatemon klerikun dhe poetin e madh shqiptar si një reaksionar dhe e cilëson në një pjesë të konsiderueshme të veprave të tij negative. Ky material që nuk është botuar kurrë u bë i ditur nga kryetari i akademisë së shkencave Skender Gjinushi gjatë një konference shkencore të organizuar për 150 vjetorin e Atë Gjergj Fishtës nga universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi u shpreh se universiteti ka rideminsionuar figurat e rëndësishme të letërsisë shqipe si Atë Gjergj Fishta.

Ministri Provincial i kishës françeskane “Zoja Nunciatë” tha se është dëshmuar se Atë Gjergj Fishta mbetet aktual dhe na bashkon në çdo kohë megjithë dallimet që kemi.

Konferenca shkencore në 150 vjetorin e Atë Gjergj Fishtës ka vijuar me kumtesa të studiuesve dhe akademikëve të ndryshëm duke sjellë në një gjuhë shkencore veprën dhe jetën e Atë Gjergj Fishtës në të gjitha dimensioned e tij si një prej themeluesve të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, INAGUROHET HAPJA E KONSULLATËS TË MALIT TË ZI
Artikulli tjetërSHENDETI – 15.12.2021