Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Artikulli paraprakKOMISIONI I LIGJEVE I JEP “OK”/ MIRATOHET DRAFTI PËR RIKTHIMIN E LOJËRAVE TË FATIT ONLINE
Artikulli tjetërPLAGOSI ME ARMË ZJARRI NJË SHTETAS, VIHET NË PRANGA 55- VJEÇARI