Një ndërtim në lagjen “Gjuhadol” në Shkodër tek rruga e “Murgeshave” është kthyer në një konflikt ligjor mes dy familjeve. Elda Rripaj që është njëra palë pretendon se një shtesë në katin e dytë e bërë ngjitur me banesën e saj është jashtë të gjithë kritereve dhe për këtë ka bërë ankimim tek Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Shkodër për prishjen e asaj shtese të pronares Age Pepa që është ngjitur me shtëpinë e saj.
Avokatit mbrojtës i shtetases Age Pepa Ardjan Brunga, që është pala tjetër shprehet se çështja është në proces gjyqësor dhe pa u shprehur gjykata Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nuk mund të marrë asnjë vendim për prishjen ose jo të shtesës.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit shkoi për ta prishur atë shtesë të shtetases Age Pepa por më pas ai vendim i IMT u pezullua me pretendimin për të pritur procesin gjyqësor që të përfundojë.