Qendra kulturore e fëmijëve ka zhvilluar konkursin e përvitshëm “Fjala Artistike” mes nxënësve të shkollave të qytetit të Shkodrës. Nxënësit e të gjitha shkollave interpretuan pjesë të ndryshme përpara jurisë.

Miri Gjurgjej, specialist pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër tha se këto aktivitete si “Fjala Artistike” i shërbejnë nxënësve në formimin e tyre kulturor dhe artistik ndërsa fakti që nuk ka edhe aq shpesh është një shqetësim pë specialistët.

Në fund të konkursit “Fjala Artistike 2019” u shpallën edhe fituesit ndërsa ky aktivitet është tashmë i përvitshëm në Shkodër.

Artikulli paraprakPACOLLI: 1 MILION EURO NË NDIHMË TË PERSONAVE TË GODITUR NGA TËRMETI
Artikulli tjetërZJARRFIKËSI ITALIAN: KËTO RASTE TREGOHET LIDHJA E FORTË QË KANË POPUJT ME NJËRI TJETRIN