Të gjithë të rinjtë të cilët nuk kanë patur mundësi të promovohen në koncerte apo aktivitete të tjera në fushën e muzikës kanë marrë pjesë në konkursin muzikor “Pranvera Fest” i cili organizohet për të tretin vit me radhë. Anton Kaftalli, drejtori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” shprehet se performuan artistë cilësor në konkursin “Pranvera Fest”.

Artion Qamili është ai i cili ka përpunuar një pjesë të mirë të këngëve në studion e tij muzikore ndërsa tregon se këtë vit konkursi “Pranvera Fest” kishte edhe disa risi.

Në fund ishin vetë të rinjtë që votuan për njërin tjetrin. Tre çmimet e treta i morën Laura Caka dhe Mario Camaj në një duet, Gerald Lazri dhe Matilda Koleci në një tjetër duet dhe Elsid Arrnjeti. Dy çmimet e dyta shkuan për Sara Millja dhe Sarabela Hasanaj dhe çmimin e parë e mori Alis Kallaçej me këngën Je Ti.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË VERBËRIT: SHTETI NUK NA PËRKRAH
Artikulli tjetër“ARKEOLOGJIA NË PULLAT SHQIPTARE 1913-2018”