Përfaqësues të opozitës së bashkuar nga PD dhe LSI kanë munguar në konstituimit e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor. Edhe në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë ka nisur konstituimi dhe katër KZAZ-të që janë në Shkodër janë konstituar të gjitha me radhë dhe po ashtu edhe nga

një që janë në Malësinë e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrës. Të pranishëm ishin vetëm përfaqësues të Partisë Socialiste ndërsa ata të opozitës janë zëvendësuar nga anëtarë të shoqërisë civile. Për të përmbyllur këtë proces në Shkodër ishin zyrtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Gazmend Jahiqi, kryetar i KZAZ-së 2 e vendosur tek pallati i sportit tha se konstituimi u mbyll pa probleme

Agim Martini është sekretari i KZAZ-së 2 që vjen nga shoqëria civile në mungesë të përfaqësuesve të opozitës

Edhe në KZAZ-të e tjera të konstituara në qarkun Shkodër nga KQZ dhe përfaqësues të Partisë Socialiste nuk ka patur probleme dhe tashmë priten që në vazhdimësi të nisin trajnimet për t’u bërë gati në zgjedhjet vendore të qershorit në rast se do të zhvillohen dhe nuk do shtyhen siç pretendon opozita e bashkuar.

Artikulli paraprakKRYEBUSHAT, ATY KU AKSIDENTET PO SHKAKTOJNË VIKTIMA
Artikulli tjetërMARKU: MUND TË KANDIDOJ PËR BASHKINË E LEZHËS