Më datë 21.10.2016, rreth orës 12:50 njoftohemi se në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Grud Fushe ka ndodhur një aksident.
Menjëherë për në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se mjeti kamion me targa PG DJ 858 të Malit të Zi me drejtues shtetasin V.G, 41 vjeç, banues në Malin e Zi ka aksindentuar një këmbësor, konkretisht shtetasin Sh.P. 70 vjeç banues në Grud Fushe Malësi e Madhe. I dëmtuar ka mbetur këmbësori i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër dhe njoftohemi se aty ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme. Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se këmbësori ka dalë duke i prerë rrugën kamionit.