Banorët që jetojnë në fshatin Fushë – Grudë, ku ndodhi edhe aksidenti bëjnë më dije se prej fillimit të vitit kanë ndodhur më shumë se 20 aksidente të tjera në këtë zone.
Ata përjashtojnë policinë rrugore nga përgjegjësia në rastet e aksidenteve si ai i një nate më parë.
Mungesa e ndriçimit është një problem akoma i pazgjidhur për këtë aks rrugor nacional, duke u bërë shkaktar I shumë aksidenteve me viktima. Aksidenti i fundit, i ndodhur mbrëmjen e së premtes ku mbeten të plagosur dy persona duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për institucionet përgjegjëse në plotësimin e të gjitha kushteve për lëvizjen e banorëve të zonës dhe drejtuesve të mjeteve në këtë rrugë.