Aksi rrugor Shkodër – Koplik, konsiderohet si nga më të rrezikshmit për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizin drejtuesit e mjeteve në këtë zonë, ku për pasojë janë shkaktuar aksidente të shumta ndërsa kanë humbur jetën me dhjetëra jetë njerëzish. Banorët që jetojnë në fshatrat përgjatë këtij aksi rrugor tregojnë se kanë pësuar aksidente disa kohë më parë ndërsa thonë se edhe vetë këmbësorët skanë zgjidhje tjetër veçse të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes.
Përgjatë këtij aksi rrugor patrullojnë disa patrulla policie, por pavarësisht kontrolleve, aksidentet vijojnë të jenë të shumta kryesisht nga mosrespektimi I sinjalistikës rrugore dhe lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara.