Këta të rinj janë të entuziazmuar në këtë ditë të veçantë. Buzëqeshja u dallohet kudo!
Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar këtë të deiel ditën e Rrëshajës.

 

Në këtë ditë, qindra besimtarë u mblodhën në Katedralen e Shën Shtjefnit për ta celebruar. 105 të rinj, vajza dhe djem, u morën krezmimin e shenjtë, për t’ua afruar edhe më tej me besimin.

 

Në fjalën e tij, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra, shprehu mirënjohje për 105 të rinjtë, të cilët në këtë ditë hodhën një tjetër hap drejtë besimin më të plotë të krishterë.

 

Pas krezmimit, fillon një tjetër epokë e rëndësishme për të gjithë këta të rinj në rrugën e besimit drejt zotit.

 

Artikulli paraprak20 MAJI, DITA KOMBËTARE E JETIMËVE
Artikulli tjetërVAU DEJES , KËRKOHEN INVESTIME PËR QËNDRAT SHËNDETSORE