Përpara ardhjes së festës së Pashkës, katedralja “Shën Shtjefni” kremtoi Udhën e Kryqit e cila simbolizon vuajtjet e Jezusit deri në ditën e ringjalljes së tij. Udha e Kryqit nisi nga katedralja në Shkodër.

Ndalesa e fundit e Udhës së Kryqit ishte tek varrezat katolike të Rrmajit, vendin në të cilin martirët e kishës katolike u ekzekutuan më mënyrë Barbara nga regjimi monist.

Udha e Kryqit këtë vit iu kushtua përmes lutjeve edhe luftës në Ukrainë duke shpresuar që të përfundojë sa më shpejt.

Në kremtimin e Udhës së Kryqit morën pjesë besimtarë të krishterë duke u lutur për të afërmit dhe një të ardhme më të mirë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TRADITA E BEKIMIT TË USHQIMIT TË PASHKËS
Artikulli tjetërKONKURSI “SHKODRA NËPËRMJET MONUMENTEVE TË KULTURËS”