3-vjetori I shënjtërimit të Nënë Terezës ka bërë që në bustin e saj në qendër të qytetin e Shkodërs të vendosen lule dhe qirinj nga më të ndryshmet. Mëngjesi e ka gjetur të zbukurar këtë vend, në të cilin janë ndalur pak minuta për t’u lutur qytetarë të moshave të ndryshme.
Madje nuk kanë munguar as turistët, të cilët pavarësisht se me pushime I kanë kushtuar rëndësi ditës së veçantë kushtuar bamirëses Shën Tereza. Ashtu, kokëulur busti I Shën Terezës është kthyer ka shërbyer si një vend I shenjtë për të gjithë besimtarët katolikë por jo vetëm.
Me pelqen shume ky bust, une e dua shume Nene Terezen. Kam ardhur nga vendet ish-jugosllave sic i njihni ju, pra jam nga mali i zi. Di shume gjera per Nene Terezen, nder vite i kam ndjekur veprimtarite e saj dhe punen që ka bere ne Indi. Ne kemi shume respekt per te, ndaj sot zgjodha ta vizitoj nga afer bustin e saj. Shpesh here me ka ndodhur te sjell ne Shqiperi turiste te cilet kane dashur te njohin e afer origjinen e Nene Terezes.
Në disa vende të botës janë vendosur shtatore për të kujtuar dhe përjetësuar kontributin e Nënë terezës për njerëzit e varfër dhe në nevojë. Nënë Tereza, 16 vjet më parë u shpall “E lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si symbol o ndihmës dhe respektit për të varfërit, të cilëve u kushtoi jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare.