Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli ishte i ftuar në emisionin Tonight të gazetarit Erzen Koperaj. Kreu i PD Shkodër u shpreh demokratët janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme vendore dhe të përgjithshme por më parë duhet larguar qeveria dhe kryeministri.
Këtë krizë politike në Shqipëri më shumë se kushdo sipas Amulit e pëson populli shqiptar por kjo ka ardhur nga lajthitja e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij shprehet kreu i PD Shkodër.
Deputetët e opozitës së re në Parlament, Amuli i quan të blerë nga kryeministri Rama.
Kryetari i PD Amuli foli edhe për mungesën e vëmendjes së qeverisë për investime në Shkodër dhe një sërë problematikash të tjera me të cilat përballen qytetarët shkodran dhe më gjërë.