Qyteti i Shkodrës është ndër qytetet e para që ka përkrahur Partinë Shpresë për Shqipërinë. 15 të rinj janë anëtarësuar në këtë parti, vetëm në 20 ditët e para të veprimtarisë së kësaj partie.
Rrok Vulaj, student në fakultetin Ekonomik të universitetit “Luigj Gurakuqi” është përfaqësuesi i kësaj partie për qytetin e Shkodrës. Ai thotë se partia Shpresë për Shqipërinë, nuk do të ketë kryetar, por koordinator nga të gjitha qytetet e vendit.
Rrok Vulaj deklaron se kjo partia, do të jetë në mbrojtje të kërkesave të studentëve protestues.
Kjo parti është frymëzuar nga protesta e studentëve në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, e cila ka gjetur mbështetjen edhe të rinjve në qytetin e Shkodrës. Gjatë ditëve në vazhdim pritet edhe shtrirja e kësaj partie në të gjithë vendin, për t’i dhënë më shumë mbështetje të rinjve shqiptar, por jo vetëm.