Në Shkodër është krijuar “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë” e formuar nga partitë opozitare. Pas takimit të zhvilluar në Tiranë për këtë qëllim tashmë ky koalicion ka nisur punën në mënyrë të menjëhershme.
Koalicioni përbëhet nga partia demokratike, LSI, republikanët dhe partitë e tjera më të vogla të opozitës. Formimin e kësaj aleance në Shkodër e bëri kreu i degës së PD Xhevdet Amuli
Kreu i PD Shkodër Amuli tregon rolin që do të ketë “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë”
Amuli ka një thirrje për kryeministrin Rama duke i thënë që të ndalë takimet elektorale që po zhvillon sepse janë absurde në këtë situatë në të cilën ndodhet Shqipëria..
Pas krijimit “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë” do të vijojë punën në mënyrë konkrete me protesta dhe nisma të tjera që do të ndërmerren në vazhdimësi.