Kriza ekonomike si shkak I rritjes së çmimit të naftës nuk po kursen bizneset e vogla në Shkodër. Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për Shkodrën bën të ditur prej muajit dhjetor të vitit të kaluar është rritur me 100 numri I bizneseve të cilat kanë falumentuar.

Në rast se qeveria nuk ndërhyn për subvencionimin e këtyre bizneseve, deri në fund të muajit do të ketë më shumë biznese të cilat do të shpallin falimentin.

Kryesindikalisti Tuka tha se e vetmja zgjidhje për përfaqësuesit e biznesve është pjesëmarrja në protesta, pasi legjislacioni në fuqi nuk zbatohet nga qeveria.

Rritja e çmimeve për produktet e shportës dhe si pasojë rënia e fuqisë blerëse ka vënë bizneset e vogla përballë një tjetër vështirësie brenda 2 vitesh.

 

Artikulli paraprakDUMA REFUZON FTESËN E BERISHËS: PD DUHET TË ECË PËRPARA, JO PAS
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITJA E ÇMIMEVE, STUDENTËT NË PROTESTË