Një ditë më parë trajneri i Vllaznisë në boks Zef Gjoni u shpreh se ekipi i tij këtë vit e ka të vështirë ta fitojë titullin kampion dhe do të mjaftohet edhe me vendin e dytë. Ky dorëzim i trajnerit Gjoni sipas tij vjen pasi personat përgjegjës që mbulojnë sportin në bashkinë Shkodër dhe “Sport Klub Vllaznia” nuk kanë asnjë interes për sportin e boksit gjë e cila ka bërë që këtë vit Vllaznia të mos luftojë për titullin kampion siç ka ndodhur çdo vit
Një ditë më pas drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi i ka dhënë përgjigje trajnerit Gjoni duke thënë se është e pamundur të ketë një rritje të financave sepse buxheti miratohet në fund të vitit dhe nuk mund të ndryshohet
Vllaznia në boks ëshët fituese e 22 titujve kampion dhe ekipi absolute në këto 30 vite por këtë radhë, kuqeblutë janë dorëzuar pa nisur kampionati kombëtar për shkak të problemeve që kanë me financat dhe kërkesat për disa boksierë cilësor.