Bashkia Shkodër ka përfunduar punimet për asfaltimin e rrugës “Maliq Idrizi” në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina. Pas projektit të rehabilitimit të qendrës së fshatit, ky projekt krijon më shumë lehtësi në qarkullimin e banorëve, mjeteve dhe mallrave nga kjo zonë drejt qytetit bën të ditur kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahija.

Sipas kryebashkiakut investimi me vlerë 8.7 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, parashikon sistemim- asfaltimin e 350 metër linear rrugë, por edhe trotuare, kanalizime të ujrave të bardha, sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Investimet në infrastrukturë në qytet por edhe në njësitë administrative do të vazhdojnë me synim urbanizimin dhe shtimin e shërbimeve nga Bashkia Shkodër për banorët në territor.

 

Artikulli paraprakMAKINA INTELIGJENTE “NDËSHKON” SHOFERËT NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, TRE QENDRA SHËNDETËSORE VERORE