Të gjithë të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe në rajonin e Shkodrës të cilët janë përballur me vështirësi nga ana psikologjike si shkak i COVID-19 tashmë kanë një mundësi për ta rimarrë veten.

Ata mund të bëhen pjesë e projektit “Forcimi i reziliencës të të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe në Ballkanin Perëndimor gjatë COVID-19 dhe katastrofave të ardhshme”, i zbatuar nga Kryqi i Kuq në Shkodër.

Përmes këtij projekti do të ofrohet mbështetje psiko-sociale për të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe shprehet Edona Hebovija, koordinatore e projektit.

Shqetësimet që të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe shfaqin janë nga më të ndryshmet thotë koordinatorja.

Koordinatorja e projektit Hebovija i bën thirrje të gjithëve që të telefonojnë në numrin e vënë në dispozicion.

Aktualisht tek numri i vënë në dispozicion bëhen 10-15 telefonata në ditë nga të moshuar, persona me aftësi ndryshe apo familjarë të tyre të cilët kanë patur një rezultat pozitiv pasi janë bërë pjesë e këtij projekti.

Artikulli paraprakPD, HELIDON BUSHATI: QEVERIA PRESION MBI MËSUESIT
Artikulli tjetërSHKODËR, PD ME ISH TË PËRNDJEKURIT: NË 8 VITE HARRESË