Në aktivitetin e përkujtimit të 30 vjetorit të meshës së 4 nëntorit 1990 u mbajtën edhe dy kumtesa nga Mikel Pllumaj, famullitar I Jubanit në Gurin e Zi I cili ka studiuar jashtë Shqipërisë dhe shkrimtari Marçel Hila. Famullitari I Jubanit tha se mesha e 30 viteve më përpara kërkon më shumë vëmendje nga ana e studiuesve për ta dokumentuar sa më shumë atë ngjarje.

Por në çfarë faze ndodhet shoqëria shqiptare dhe a ka ende ndikim komunizmi në Shqipëri, atë Mikel Pllumaj thotë se shoqëria shqiptare nuk është pastruar ende nga rrënjët e diktaturës.

Shkrimtari Marçel Hila thotë se mesha e 4 nëntorit dhe 11 nëntorit 1990 ishin faktorë që sollën veprimet politike të mëpasshme dhe demokracinë në Shqipëri.

Mesha e 4 nëntorit dhe 11 nëntorit në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër kanë mbetur në histori si dy momente tejet të rëndësishme në zhvillimet e shoqërisë shqiptare.

Artikulli paraprakSHKODËR, 30 VITE NGA MESHA E 4 NËNTORIT 1990
Artikulli tjetërTRUMP FLET PËR REZULTATIN: NATËN E KALUAR UDHËHIQJA NË SHUMË SHTETE KRYESORE, MË PAS FILLUAN TË ZHDUKESHIN SI ME MAGJI. SHUMË E ÇUDITSHME