Duke i parë në sy qytetarët dhe duke dëgjuar problematikat me të cilat ato përballen, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Shkoder Xhemal Bushati mori mbështetjen e tyre në rajonin nr 5. Nga kryqëzimi i ish degës së brendshme e deri tek ish artistikja, gjatë takimeve me qytetarë e biznese, ai garantoi se pas 6 Marsit, bashkia e drejtuar prej tij do të ofrojë më shumë shërbime, një frymë tjetër bashkëpunimi me biznesin dhe duke e nxjerrë Shkodrën nga kjo situatë e vështirë ekonomike.

Qytetarët dhe biznesi do të jenë partnerë të pandashëm në punën e bashkisë, duke vendosur me ta prioritetet e çdo investimi apo politike vendore që do të ndërmerret, premtoi kandidati i PD Xhemal Bushati.

 

Artikulli paraprakBËRDICË, BANORËT: BASHKIA NA HARROI, VOTOJMË ANGONIN
Artikulli tjetërSHKODËR, PEDAGOGËT: MBËSHTESIM XHEMAL BUSHATIN