Menaxhimi i mbetjeve dhe pastrimi i zonave të ndotura në qytetin e Shkodrës vijon të mbetet ndër problemet që kërkon zgjidhje të mirëfilltë. Në Tepe, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit, situate me meanxhimin e mbetjeve urbane lë vend për përmirësime. Banorët atje, tregojnë se bashëkjetesa me ëktë ituatë të krijuar nga ndotja e mjedisit është shqetësuese për ta.

Nga ana tjetër, ata thonë se nuk ka më vend për t’i kërkuar bashkisë të ndërhyjë në zonë pasi këtë detyrë duhet ta bëjë në mënyrë periodike.

Kjo zonë i ngjan një landfilli me përmasa të vogla, ku qytetarë prej lagjeve të tjera vijnë dhe depozitojnë mbeturinat në këtë zonë. Ky fenomen është trajtuar disa herë në media nga banorët e lagjes “Tepe” por akoma nuk ka marrë akoma zgjidhjen e kërkuar.

Artikulli paraprakTIA JEP NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT: NESËR DO TË KRYHEN 22 FLUTURIME, ÇFARË DUHET TË KENI PARASYSH
Artikulli tjetërVLLAZNIA-TEUTA 1-0, TRAJNERËT: E RËNDËSISHME LOJA E EKIPEVE