Qindra familje të ardhura nga zona të ndryshme kanë ndërtuar banesat pranë stacionit hekurudhor në qytetin e Shkodrës, ku treni kalon të paktën 2 herë në ditë para dyerve të shtëpivë të tyre.
Një gjë e tillë, edhe pse e ndaluar me ligj ka gjetur zbatim prej vitesh në lagjen “Skendebeg” ku numri I shtëpive rritet gradualisht. Banorët, të vetëdijshëm për rrezikun që I kanoset tregojnë se ndihen të frikësuar, por që nuk kanë zgjidhje tjetër për t’u zhvendosur me familjet e tyre.
Ndërkohë, problem në këtë zonë mbetet edhe rruga e amortizuar ku vështirëson edhe më shumë lëvizjen e qytetarëve.
Mungesa e sinjalistikës në këtë zonë është një tjetër problem që nuk ka marrë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse edhe pse në këtë zonë janë shënuar aksidente të shumta ndër vite. Ndërkohë që distanca e banesës me linjën e hekurudhës nuk është më shuëm se 3 metër, banorët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në këtë zonë.