Prej vitesh dhjetra familje në lagjen “Tre Heronjtë” në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Një problem i tillë e ka vështirësuar shumë jetesën e këtyre banorëve.
E vetmja mënyrë për tu furnizuar me ujë të pijshëm është përmes shpimeve në tokë, gjë e cila u ka kushtuar shumë. Banorët thonë se një situatë e tillë rrezikon shëndetin e tyre pasi uji që arrijnë të sigurojnë është I pa konsumueshëm.
Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjgjëse që t’i kushtojnë më shumë rëndësi ndërtimit të një sistemi ujësjellësi i cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pijshëm në këtë zonë.
Ky problem vijon të jetë prezent në këtë lagje prej kohësh, pavarësisht shqetësimit të ngritur herë pas herë nga banorët deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë një zgjidhje.