Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 19 vjeç, banues në fshatin Kullaj dhe Sh. Rr., 39 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

– Shtetasi A. B., 39 vjeç, ka kallezuar ne polici se është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA ZBULON SHIFRËN: 227 MIJË FËMIJË KANË MARRË BONUSIN E BEBES
Artikulli tjetërI RRETHUAR NGA POLICË, MBULON PRANGAT ME XHUP/ ISH MINISTRI BEQAJ SHKON TË DËSHMOJË NË KOMISIONIN E STERILIZIMIT