Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar leksionin e hapur me temë “Këndvështrimi fiziko-biokimik i proçesit të agregimit, nga statistikat në kompjuterizim”. I ftuar në këtë leksion të hapur ishte kërkuesi shqiptar që ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kimike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tregoi një pjesë të eksperiencës së tij si student.

Arlind Kaçirani shqyrtoi disa shkolla të mirënjohura përpara se të zgjidhte Universitetin Yale, ku gjatë studimeve për doktoraturën ai synon të ndërthurë inxhinierinë kimike, biofizikën molekulare dhe biokiminë për të zhvilluar kërkime mbi një tipar molekular, i cili thuhet se lidhet ngushtë me sëmundjet shkatërruese të trurit.

 

Artikulli paraprak29 VJEÇARJA EGJIPTIANE: NUK GJEJ PUNË SEPSE MË DISKRIMINOJNË
Artikulli tjetërSKANDALI ME NUMRAT E SHQIPTARËVE, REAGON KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE: DO HETOJMË SI HERËT E SHKUARA