Një zjarr ka rënë paraditen e sotme, në një një banesë ku jetonin disa studente përballë me universitetin “Luigj Gurakuqi”. Si pasojë e flakëve mbeti e lënduar studentja Esmeralda Gjonaj 20 vjece nga Elbasani e cila u dërgua fillimisht në spitalin e Shkodrës.
Më pas duke parë gjendjen e saj të rëndë ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Për të shuar flakët, punonjësit e forcave zjarrfikëse janë detyruar të hipin mbi tarracën e ndërtesave ngjitur me pallatin për të bërë të mundur ndërhyrjen nga dritarja e banesës për shuarjen e flakëve
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.Paraprakisht, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.