Lëviz Albania ka zhvilluar sot një takim informues me aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale në kuadër të thirrjes së gjashtë për aplikime, një projekt ky I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Ky projekt, nga 1 korriku I këtij viti ka hyrë në fazën e dytë dhe menaxherja e granteve Lëviz Albania, Brunilda Bakshevani bën të ditur se përmes kësaj faze synohet një bashkëpunim më I madh me shoqërinë civile.
Qëllimi edhe këtë vit për Lëviz Albania mbeten të rinjtë dhe gratë ku synohet përfshirja sa më tepër e tyre në shoqëri.
Lëviz Albania është projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore. Projekti Lëviz Albania financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare të suksesshme