Shkodër
Qarkullon me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë nga policia
Nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K. 54 vjeç, banues në lagjen Daniel Matlia, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Bahçallek, Shkodër, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi S. D. 17 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër, pas një konflkti për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin B. Y. 20 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër, duke i dëmtuar nofullën, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme.