Një aksident automobilistik me dëme të shumta materiale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër – Lezhë në afërsi të fshatit Beltojë.
Autoveturat Audi model A4 me targë AA 559 HZ dhe Opel me targë të huaja E 909 H janë përplasur me njëra tjetrën, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në dy automjetet kanë qenë vetëm drejtuesit e tyre, ndërsa pas përplasjes nuk e kanë patur të nevojshme paraqitjen pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me emrat e të aksidentuarve apo dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë, njëra prej korsive të aksit rrugor mbeti e bllokuar për rreth 1 orë, gjë e cila solli edhe trafik të rënduar automjetesh.