Libri i Niels Haumann “Hyrje në muzikologjinë konjtive” është prezantuar në sallën e koncerteve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në qytetin e Shkodrës. Ky libër është përkthyer në gjuhën shqipe nga profesor Qamil Gjyrezi.
Në këtë aktivitet u prezantuan edhe pjesë të albumit për Trombë “My Ëay” punuar nga muzikologu Roland Guli. Mësuesi në shkollën “Prenk Jakova”, Prenkë Mrishaj foli për rëndësinë e këtij libri dhe terapisë muzikore.
Mësuesi Mrishaj vlerëson edhe kontributin e profesor Qamil Gjyrezit për terapinë muzikore.
Libri “Hyrje në muzikologjinë konjtive” është një prezantim i kërkimit themelor empirik për muzikologjinë konjitive. Kjo disiplinë trajton aftësinë e muzikës për tu bërë pjesë e shumë funksioneve të trurit që nga ana e tyre luajnë rol të pandarë me funksione të tjera më të larta të trurit, siç janë kontrolli motorik, memorja, gjuha, leximi dhe emocioni.
Hulumtimi në përdorimin e muzikës mund të sigurojë gjithashtu rrugë alternative të transmetimit për përpunimin e informacionit në tru, për sëmundje të tilla si Parkinson dhe Disleksia.