Është promovuar ditën e sotme libri “Lidhjet historike mes Shkodrës dhe Ulqinit” I shkrimtares Zenepe Dibra. Punën për botimin e këtij librit autorja e nisi katër vite më parë, ndërsa sot mes familjarëve dhe miqve ka promovuar dëshmitë e familjeve të vjetra shkodrane dhe ulqinake që dëshmojnë lidhjet e forta mes dy qyteteve shqiptare. Pjesë e këtij studimi ishin familjet nga Ulqini që jetojnë në Shkodër si: Salabegu, Beci, Shurdha, Dibra, Bilali, Dizdari, Fani, Gjyli, Kadija, Kalamishi, Kashi, Kurtbegu, Ulqinaku, Shazi, Luli, Bleta, Broci, Tufi, Pistulli.

Nail Draga, redaktor I librit tregon për rëndësinë e këtij vëllimi dhe vlerave që ai mbart.

Gjithashtu, pjesë e këtij libri ishin dhe familjet nga Malësia e Hotit, që ranë në Ulqin dhe më pas erdhën në Shkodër. Siç ishte edhe familja Mehmet Hoti I parë të cilët u vendosën nga Malësia e Hotit në Ulqin rreth viteve 1800, për t’u rikthyer më pas në Shkodër në vitin 1942 dhe duke dhënë një kontribut të veçantë për Shkodrën, sidomos në fushën e arsimit.

Autorja e këtij libri dr. Zenepe Dibra me këtë libër, ka sjellë traditën, frymën e familjeve shkodrane mes Ulqinit dhe Shkodrës, ku fryma e qytetarëisë, e kulturës janë ndërthurur nga autorja si një vlerë me një peshë si për Ulqini, po ashtu edhe Shkodrën, e cila do të mbetet e gjallë brez pas brezi.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, BERHAN KURTAJ PROMOVON “LUMI I DHIMBJES SIME”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “MOLLAT E VJETIT TË RI”