Ligji i ri për kadastrën parashikon që të gjithë ata të cilët nga viti 2009 deri në 2015-ën nuk kanë aplikuar për çertefikatë pronësie në hipotekë pasi janë paisur me leje legalizimi të mos paguajnë kamatvonesën për këto vite.
Një gjë të tillë e bëri të ditur drejtori i hipotekës në Shkodër Genc Bërhani.
Shërbimi Fast Track i cili bën që qytetarët të marrin përgjigje brenda 24 orëve për 9 shërbime në hipotekë ka bërë që të ndikojë për të minizuar radhët e gjata në sportele.
Në hipotekën e Shkodrës rreth 186 qytetar që kanë legalizuar objektet e tyre kanë gati edhe çertefikatat e pronësisë dhe mjafton të paraqiten për t’i tërhequr.
Një vëmendje i është kushtuar edhe praktikave të prambetura teksa të paktën 90% nga një mijë dosje të prapambetura kanë marrë përgjigje.
Zyrat e hipotekave vazhdojnë të mbeten ndër më shqetësueset për shkak të problemeve të trashëguara ndër vite me çështjet e pronësisë por jo vetëm.