Gjykata e Shkodrës ka vendosur masen e sigurise “Arrest me burg” per dy shtetasit te cilet para pak ditesh dhunuan dhe tentuan te grabisin shtepine e shtetasit Agron Veseli në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”.
Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija” janë lënë në burg nga organi i akuzës.
Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë autorët e dyshuar kanë mohuar akuzat , ndërsa kanë denoncuar dhunën që policia ka ushtruar ndaj tyre. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.
Përpara togave të zeza Pllumb Kolbucaj u shpreh se ai pak metra larg banesës së grabitur, ndërsa po kthehej nga shëtitja e pasdites “Nuk kam patur kapuç në kokë siç thotë policia,
por ma kanë vendosur ato dhe madje më kanë goditur, kam shenjat në trup. Unë kam rreth 100 krerë bagëti në shtëpi që merrem me to dhe nuk ka dalë për vjedhje.
Të gjithë këtë po ma bën një oficer i policisë, i cili edhe më ka dhunuar.Ndërsa i dyshuari tjetër Abdullah Hardhicaj se ka qënë për shëtitje në pedonale me Kolbucaj, por nuk ka lidhje me ngjarjen. Në orën 20.00 jam kthyer në shtëpi.
Jam ulur më pas në klubin poshtë lagjes ku kam qëndruar deri në orën 23.30 dhe më pas jam ngjitur në shtëpi.Në mesnatë më ka trokitur dera. Pasi dola pashë që ishte policia dhe më tha hajde me ne.
Por Prokuroria e çeshtjes rrëzoj pretendimet e palëve, duke thënë se në çantë janë gjetur maska, doreza, një levë, celularët. Ajo gjithashtu tha se ekzistojnë përgjimet ambjentale mes dy të dushuarve, si dhe prova të tjera, shtuar këtu faktit se ata janë të dënuar më parë sipas policisë po për vjedhje.
Prokurorja gjithashtu tha se do të nisë një hetim dhe do të ketë ndjekje penale për punonjësit e policisë. Keta shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër,
kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit Agron Veseli . Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.