Kalaja e Drishtit është një nga shumë monumentet kluturore në Shqipëri që dita ditës po “shuhet”. Brenda mureve të Kalasë ndodhen vetëm disa shtëpi të cilat gjysma prej tyrë janë të pabanueshme.
Shumë nga shtëpitë janë karakteristike të zonës dhe që mund të tërheqin shumë vizitorë por mungon mundësia ekonomike për të investuar. 7 vite më parë u investua për ndërtimin e një muzeu në këtë kala por që në të nuk ka asgjë tjetër përvec se mureve.
Pavarësisht se shpesh herë degradimin e zonës muzale të “Gjuhadolit” qytetarët e kanë paraqitur si një shqetësim në mediat locale sërish institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë diçka për rikonstruksionin e kësaj zone e cila çdo vit tërheq një numër vizitorësh vendas dhe të huaj. Vitet e fundit investimet në këtë zonë kanë qënë pothuajse zero.
Këto janë vetëm disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore që Shkodra ka por të cilat po humbin vlerën dita ditës nga mungesa e mirëmbajtjes.