Kryetari i Forumit Rinor të PD Arvid Bushati pas ndalimit nga policia vendore e Shkodrës, pak orë më pas gjatë darkës është liruar, më përpara PD Shkodër zhvilloi një protest pranë policisë Shkodër duke kërkuar lirimin e Bushatit.
Ky i fundit pasi doli nga komisariati u shpreh se këto forma janë vetëm për të ndaluar opozitën ndërsa protestën e opozitës kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi e cilësoi legjitime
Kreu i FRPD Bushati tregon edhe momentin e përplasjes me një efektiv policie gjë për të cilën u shoqërua në mjediset e komisariatit
Është e disa herë që kreu i FRPD Shkodër Arvid Bushati shoqërohet në policinë e Shkodrës pas protestave që opozita zhvillon në Shkodër.