Lëvizja Socialiste për Integrim e Shkodrës ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar fajtore të plagës më të rëndë që po kalon sot vendi, siç është shpopullimi. Kjo forcë politike e sheh 25 prillin si ditën e shpresës, kur shqiptarët do të rrëzojnë me votë shkaktarët e kësaj keqqeverisje.
Rinia, brezi më vital që po largohet sot përballet me papunësi dhe mungese shprese për të ardhmen shprehet Gjeni Tushani, delegate e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Pak ditë pas zgjedhjeve për strukturat e reja drejtuese, LSI po bëhet gati për konventen kombëtare të 5 dhjetorit por edhe fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.