Në ambjentet e kolegjit turk “Hasan Riza Pasha” në qytetin e Shkodrës është organizuar aktiviteti “Luajmë për përfshirjen sociale”. Për të dhjetin vit, ky aktivitetet organizohet nga organiziata “The Door Albania”.
Kastriot Faci, drejtues I kësaj organizate bën të ditur se përfshirja sociale e fëmijëve nga shtresa të ndryshme të shoqërisë në jetën social-kulturore vazhdon të mbetet qëllimi kryesor I këtij organizimi që është kthyer në traditë.
Harun Bostan drejtori I kolegjit turk “Hasan Riza Pasha” vlerëson këtë organizim duke uruar që të japë mesazhet e duhura tek fëmijët.
“Luajmë për përfshirjen sociale” ishte një aktivitet I organizuar në bashkëpunim me pjesëmarrjen e fëmijëve nga shkolla Specile “3 Dhjetori”, Shtëpia e Fëmijë, studentë vullnetarë të universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në fund të aktivitetit, fëmijët pjesëmarrës u paisën me çertifikata pjesëmarrje.